-ads3-

Panele diellore, kolektorë diellorë, kondicionerë, madje edhe paisje të mëdha satelitore të vendosura në shtëpitë e pjesës së vjetër të Ohrit, janë evidentuar në raportin e fundit të UNESCO-s, dhe nëse banorët nuk duan të paguajnë gjoba, të gjithë ata që jetojnë ne zonën siç njihet nën Kullat e Samoilit, duhet të ndezin oxhaqet e tyre dhe të kthejnë sobat e drurit, dhe ti nxjerrin nga përdorimi paisjet e lartë përmendura.

“Vërejtjet e UNESCO-s në lidhje me mbrojtjen e bërthamës së vjetër të qytetit janë rigoroze”, tha për Tv Alfa, kreu i Institutit dhe Muzeut të Ohrit.

Bëhet fjalë jo vetëm për pamjen e fasadave por edhe për çatitë e shtëpive.
“Këtu mund t’i shihni nga tarraca e zyrës që shumë prej tyre kanë panele diellore, ngrohës solare e shumë paisje të tjera, të gjitha janë të ndaluara dhe nuk duhet të jenë aty”, tha Mishe Tutkovski , drejtor i Institutit dhe Muzeut të Ohrit.

Qyteti i Ohrit është nën mbrotje të UNESCO-s që nga viti 1980, kjo mbrojtje përfshinë liqenin dhe një pjesë të veçantë të qytetit.