Klubit Politik “Afrim Zhitia” për organizimin e tryezës politike: Roli i LPK-së në organizimin e demonstratave të 30 dhe 31 Majit të vitit 1989 me rastin e ardhjes së parlamentarëve europian në Kosovë.
I nderuar Kryetar i Klubit z. Ragip Shala,
Të dashur shokë e bashkëveprimtarë,
Pjesëmarrës të nderuar
Në pamundësi të pjesëmarrjes sime, për shkak të axhendës dhe obligimeve, ju përshëndes dhe ju përgëzoj për organizimin e këtij evenimenti përkujtimor në nderim të rolit të LPK-së dhe demonstratës së organizuar me rastin e ardhjes në Kosovë të të zgjedhurve të Europës me votë të lirë e demokratike.
LPK e kishte për detyrë udhëheqjen e popullit dhe atë e bëri edhe më 30 e 31 Maj 1989.
Platforma e LPK-së ishte baza mbi të cilën u zhvillua e tërë lufta për liri deri në fitoret e mëdha e të arritura, frytet e të cilave i gëzojmë sot.
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Me respekt,
Ali Ahmeti
Tetovë, 30 Maj 2022