Sidnei mbulohet nga mjegulla e dendur – situata krijon rrezikun për transport

Një shtresë e trashë mjegulle po krijon kushte të rrezikshme për udhëtarët e Sidneit, derisa thuhet se shërbimet e trageteve janë anuluar dhe shoferëve po iu kërkohet të ngadalësojnë shpejtësinë.

Sipas medieve të huaja, mjegulla e madhe uli dukshmërinë herët të premten, duke bërë që Byroja e Meteorologjisë të lëshojë një alarm rrugor për motin.

“Dukshmëria e reduktuar për shkak të mjegullës do t’i bëjë të rrezikshme kushtet e rrugës gjatë mëngjesit të së premtes”, tha byroja.

“Shoferët të kenë kujdes të jashtëzakonshëm”.

Të gjitha shërbimet e trageteve u anuluan të premten në mëngjes për shkak të mjegullës dhe pasagjerëve iu thanë që shtyjnë udhëtimet ose të gjenin një formë tjetër transporti.

Disa shërbime në lindje të Urës së Portit të Sydney rifilluan vetëm pas orës 7 të mëngjesit.

Tragetet që operonin në perëndim të urës nuk rifilluan deri më vonë dhe të gjitha shërbimet u rivendosën rreth orës 8:30 të mëngjesit, tha Qendra e Menaxhimit të Transportit të New South Wales.