Shuma marramendëse që Dolce & Gabbana ka fituar nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Dyshja e njohur, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”. Ai ishte mjaft i bukur, por detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjendej në vellon madhështore të 43 vjeçares. Ajo paraqeste një përshkrim të Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë.

Ndërkaq, Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali. Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve dhe shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana.

Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmë. Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani. Alison Bringé, CMO e Launchmetrics thotë për ‘Page Six Style’ se:

Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Kjo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli.

Ajo kujtoi martesën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në vitin 2018 në Indi, duke treguar se Ralph Lauren gjeneroi pothuajse 22 milionë dollarë duke veshur Chopra dhe Jonas për ceremoninë e tyre, një shifër që Dolce & Gabbana e ka tejkaluar që tani me dasmën e Kourtney dhe Travis. Pjesa më e madhe e këtij ndikimi, natyrisht, rrjedh nga prania e familjes së famshme në mediat sociale. Së bashku, Kardashian-Jenners kanë grumbulluar më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në Instagram.