Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i vitit 2022 ka pasur 199 të shtëna masive.
Statistikat tronditëse u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale pas një sulmi vdekjeprurës që ndodhi sot në shkollën fillore “Robb” në Uvalde, Teksas, ku mbetën të vdekur të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur, shkruan The News Democracy, transmeton Klankosova.tv.
Sulmin e fundit besohet e kreu një 18 vjeçar, Salvador Ramos, tashmë i vdekur.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se Ramos në mënyrë të tmerrshme dhe të pakuptueshme kreu të shtënat masive i vetëm përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e rendit.
Kujtojmë se vrasja e fundit masive vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket në Buffalo, Nju Jork.