Rama njofton për projektin rreth portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me projektuesit holandezë kanë prezantuar sot siç e quajti ai projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, e që do ketë një lidhje në Prishtinë.
Rama me një video të postuar në Facebook jep detaje nga ky projekt, ndërkaq praktikisht do të jetë edhe në Prishtinë, i njohur si “dry Port”.
“Mirëmëngjesi dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030🇦🇱, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
“Shkëlqyer…. praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës?”, pyeti Rama.
“Po”, u përgjigjen holandezët, duke shtuar se porti duhet konsideruar edhe si port hyrës i Ballkanit Perëndimor.