Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes me Rusinë, siç ka njoftuar Kremlini, shkruan BBC të premten.
Komentet u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.
Sipas Moskës, Putini mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke shtuar se shkaqet e vërteta janë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kancelari e Austrisë ka thënë se qëllimi i telefonatës, i përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.