Policia turke ndërpret paradën e LGBTQ, arreston të gjithë pjesëmarrësit (VIDEO)

Në rrjetet sociale po bën xhiron e mediave një video e publikuar ku policia në Turqi ka penguar paradën e LGBTQ.

Mësohet se policia e trazirave hyri në Universitetin e Bogaziçit dhe rrethoi dhjetëra studentë që mbanin flamuj dhe bënin thirrje për tolerancë.

Ata arrestuan studentët një nga një dhe i futën në autobusët e policisë me duar të lidhura pas tyre.