Petkov: E rëndësishme është të vazhdohet dialogu konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe të mos i nënshtrohemi provokimeve


Gjëja më e rëndësishme për qeveritë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është të vazhdojnë dialogun konstruktiv dhe të mos i nënshtrohen provokimeve të disa grupeve që përpiqen të rrisin tensionet, tha sot në Romë kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në një deklaratë për mediat bullgare, Petkov përsëriti nevojën për të mbledhur një Këshill Konsultativ të Sigurisë Kombëtare Bullgare për të diskutuar gjithçka që qeveritë e të dy vendeve kanë bërë deri tani.