Nju Jorku heq nga rrugët kabinat e fundit telefonike

Në rrugët e Shqipërisë me siguri keni vënë re se gjenden ende tek-tuk kabina telefonike, të prishura.

Dikur qytetarët qëndronin në radhë duke pritur për të bërë një telefonatë.

E nëse në vendin tonë këto kabina janë lënë në mëshirë të fatit, në Nju Jork autoritetet kanë marrë masat për t’i dhënë fund një tjetër epoke, por në mënyrë dinjitoze.

Punonjësit e qytetit kanë larguar kabinat e fundit telefonike të cilat nuk do të hidhen por do të transferohen në Muzeun e Nju Jork, ku do të jenë pjesë e ekspozitave për të dëshmuar sesi komunikohej përpara se të shpikeshin telefonat celularë.