Ndalja e rrymës shkaktoi problem! Motrat ndërruan burrat në dasmë


Dy motra në Indi aksidentalisht ndërruan burrat gjatë dasmës. Shkak për këtë rrëmujë ishte ndërprerja e energjisë elektrike.

Ceremonia po mbahej në fshatin Aslana në shtetin Madhya Pradesh në Indi, kur ndërprerja e energjisë shkaktoi kërdi me procedurat, përcjell Mirror.uk.

Në konfuzion, prifti ka vazhduar me ritet por rastësisht ka ngatërruar çiftet.

Babai i nuseve, Ramesh Lal, sugjeroi se prifti mund të ketë qenë konfuz pasi të dyja gratë ishin me fustane të kuqe me mbulesë në fytyrë.

Është e paqartë nëse dyshja i njihnin burrat me të cilët po martoheshin, transmeton RTV21.

Është një traditë që edhe burrat indianë të veshin një vello me lule kur martohen me nuset e tyre.

Megjithëse gabimi u korrigjua më vonë, ai thekson prevalencën e ndërprerjeve të energjisë në Indi për shkak të rritjes së kërkesës për energji. Meqenëse temperaturat janë të larta në të gjithë Indinë, kompanitë kanë përdorur ndërprerjen e energjisë elektrike për të përballuar kërkesën.

Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë Azinë Jugore po përballen me një valë të nxehti rekord që i lë ata ‘të gulçojnë në çfarëdo hije që gjejnë’. Temperaturat në Indinë veriore janë rritur në 47 gradë Celsius pasi Pakistani fqinj pësoi marsin e tij më të nxehtë në 61 vjet.

Megjithatë, martesa më pas vazhdoi sipas planit me t’u kthyer energjia elektrike dhe me t’u kuptuar gabimi.

Banorët e fshatit thonë se fakti që rryma erdhi pak para se të bëheshin betimet mes çifteve të gabuara, ka kthyer besimin te ta se gjithçka është e shkruar.