Ndahen sërish Melisa dhe Andi?

Dy ish-konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen”, Melisa dhe Andi vazhdojnë të komentohen nëpër rrjete sociale e media rozë, për shkak të krizave që çifti kanë herë pas here.

E siç duket dyshja janë ndarë sërish pasi kanë fshirë të gjithë fotografitë që kishin së bashku nëpër profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”, madje çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.

Kujtojmë se gjatë kohës që ishin në këtë emision të dashurisë, Andi doli si çift me konkurrenten Tea Trifoni, e cila ishte në një lidhje me konkurrentin nga Kosova, Beartin e më pas doli që e gjitha ishte e planifikuar. Ku pas disa javësh njoftoi për lidhjen me Melisën.