Në emisionin Klan Debat rreth temës së vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, analisti Musliu tha se:

”Tash nëse e shihni pak më thellë e shikoni një mbrojtje nga dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov, SHBA është shumë ma prezente në bisedimet RMV-Bullgari, presioni është shumë i madh nga dyja palët, shikoni çka ndodh me Finlandën dhe Suedin me Turqinë në NATO. Unë kam optimizëm që gjërat po shkon në drejtim të duhur” – tha analisti, Albert Musliu.