Monika thumbon Borën dhe Donaldin: Romanca e tyre telenovelë turke e mërzitshme, e përdorin për marketing

Edhe pse miqësia mes saj dhe Donaldit nuk u prish brenda BBV, Monika ka hedhur disa kunja në drejtim të dyshes së përfolur në mediat rozë. Monika nuk i ka kursyer kritikat duke treguar se mes Beatrixës dhe Donaldit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-show-t, ndërsa u shpreh se lidhja Bora-Donadl është marketing.

Për Borën dhe Donaldin, Monika u shpreh se marrëdhënia e tyre sa vjen e po i ngjan telenovelave turke dhe se dyshja janë bërë të mërzitshëm. Por ajo që shokoi më shumë gjatë deklaratës ishte pjesa kur ajo u shpreh se e gjitha po bëhet për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turke me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha Monika.

“Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin”, ka shtuar ajo.