“Mjeku më tha të pi spermën e burrit katër herë në javë për të mbetur shtatzënë”

Çifti i famshëm, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan për herë të tretë me njëri-tjetrin në një ceremoni romantike në Portofino mbrëmjen e së dielës. Pas martesës Kourtney Kardashian është e gatshme të provojë gjithçka për të mbetur shtatzënë me Travis Barker.

Gjatë episodit të fundit të shfaqjes televizive “The Kardashians”, Kourtney Kardashian zbuloi se mjeku i saj i fertilitetit i tha të pinte spermën e Travis Barker . Siç raportoi “Jezebel”, Kourtney foli për përpjekjen e saj dhe të bashkëshortit për të pasur një fëmijë së bashku.

Gjatë një vizite te mjeku, gjatë së cilës motra më e madhe Kardashian foli për nivelet e saj të tiroides, ajo zbuloi këshillat e çuditshme që i ishin dhënë. “Nuk e mbaj mend atë që tha, nëse ishte e ulët apo e lartë”, tha Kourtney, përpara se të zbulonte se çfarë i sugjeroi doktori i saj i fertilitetit.

“Rrjedhja jonë e fundit e vezëve nuk ishte e suksesshme”, zbuloi Kortney, e cila është nëna e katër fëmijëve me ish- partnerin e saj Scott Disick. “Por ai na tha, se gjëja që do ta ndihmonte ishte pirja e spermës së [Travis], katër herë në javë”. Travis, i cili dukej i emocionuar nga lajmi, shtoi: “unë e dua këtë doktor”. Megjithatë të dy lanë të kuptohet se në fakt nuk e kanë ndjekur atë këshillë.

Fatkeqësisht, marrja e vezëve të themelueses të “Poosh” nuk ka shkuar mirë, kështu që çifti filloi një agjërim masiv që i detyron ata të ndalojnë seksin, kafeinën dhe stërvitjen.