Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka mbajtur fjalim hyrës në takimin e Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të KiE-së që po e mban mbledhjen vjetore ne Torino të Italisë.
Pejçinoviq-Buriq, tha se ka ardhur momenti i një takimi të madh të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që ka 46 vende anëtare, kjo për të shfaqur vizionin para për organizatën më të vjetër politike të Evropës.
Në pjesën e parë u dënua me termat më të ashpër agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, për këtë shkak Federata Ruse u përjashtua nga KiE-ja më 16 mars.
Më 12 maj Kosova aplikoi për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Por sipas agjendës së shfaqur formalisht, shqyrtimi i këtij aplikimi nuk është në rend të ditës.
Sipas procedurave Komiteti i Ministrave voton për futjen në rend dite të aplikimit për një anëtar të ri pastaj Asambleja Parlamentare e bënë hapin final.
Deri këtë të premte presidencën e Këshillit të Evropës e mbajti Italia. E për një vit tjetër këtë drejtim do ta bëjë Irlanda.