Këngëtarja, Ronela Hajati, para një viti ka publikuar këngën “Leje”.
Ndërsa kjo këngë tani është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairoviq.
Sipas mediave serbe kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”.
Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.
Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.