-ads3-

Deputeti i Parlamentit të Gjermanisë, dhe kreu I Këshillit për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq ka dalë me akuzën më të rëndë që ndonjë politikan perëndimorë ia ka bërë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Anëtari i Bundestagut e ka cilësuar serbin si njeri që i ndërron fjalët, ani se e shet veten si luan kudo që gjendet, njofton Klankosova.tv.

„Një rrëfim e ka në Bruksel, tjetër në Moskë, një të tretë në Beograd, të katërtin në një fshat serb. Kjo për neve është e njohur tash e sa vite, por nuk do të mund të funksionojë më”, ka thënë politikani me prejardhje kroate. në një intervistër për javoren serbe “NIN”.

Sipas deputetit gjerman, është momenti i fundit që Serbia t’i vendos sanksionet ndaj Rusisë.

“Njerëzit në Pekin e Moskë nuk janë të marrë. Ata e dinë se rajoni (Ballkani Perëndimor) do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe se nuk mund të mbetet sferë e ndikimit të tyre”, tha ai. “Beogradi duhet të përcaktohet se a dëshiron edhe më tej partneritet me ne, meqë 70 përqind e investimeve në Serbi vjen nga BE-ja, apo me dikë tjetër”.

Por Vuçiq është shfaqur I matur në përgjgjen për kroato-gjermanin, të cilin e ka quajtur si “mik të madh”.

Ai, ka thënë se nuk beson të ketë thënë Juratoviq, dicka të tillë.

Klan Kosova kishte raportuar qysh tre vjet më parë për bagazhin politik dhe qëndrimet e Juratoviqit karshi raportit midis Kosovës dhe Serbisë.