-ads3-

Aplikacioni Instagram do të pësojë ndryshime në muajt në vijim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mark Zuckerberg, i cili ka deklaruar se Instagram do të fillojë testimin e NFT-ve këtë javë. Kjo për të ndihmuar krijuesit të shfaqin dhe të fitojnë para nga veprat e tyre të artit dixhital.

Një NFT është një skedar unik kompjuterik i koduar me nënshkrimin e një artisti, i cili vepron si një certifikatë dixhitale e pronësisë dhe autenticitetit. Ndryshe nga teknologjitë e ngjashme si bitcoin, çdo NFT është në një farë mënyre unike. Kjo do të thotë se ato mund të përdoren për më shumë sesa thjesht monedhë. Në vitet e fundit, NFT-të janë ‘miratuar’ nga njerëz që kërkojnë të kthejnë artin, muzikën, videot dhe lojërat në asete dixhitale.

“Këtë javë ne po fillojmë të testojmë koleksionet dixhitale në Instagram. Kshu krijuesit dhe koleksionistët do mund të shfaqin NFT-të e tyre në profilin e tyre”, tha Zuckerberg në Facebook.
“Funksionalitet i ngjashëm do të vijë së shpejti në Facebook, së bashku me NFT-të në Instagram Stories”. Kreu i Instagram-it, Adam Mosseri e konfirmoi këtë.

“Për momentin, një pjesë e vogël e krijuesve dhe koleksionistëve do të kenë aftësinë për të shfaqur NFT-të në Instagram”. Detajet e NFT do shfaqen në Instagram në një mënyrë të ngjashme me profilet dhe quhen ‘koleksione dixhitale’. Duke klikuar mbi to, do të shfaqen detaje si emri i krijuesit dhe pronarit. Mosseri tha se nuk do të ketë tarifa të lidhura me postimin ose ndarjen e një koleksioni dixhital në Instagram. Instagram nuk është platforma e parë e mediave sociale që prezanton NFT-të.

Në janar, TWitter prezantoi mundësinë për disa përdorues për të vendosur një NFT si foto të profilit të tyre. Edhe pse kompanitë dhe të famshmit kanë qenë të fokusuar tek NFT-të, një raport i fundit tregoi se ‘rritja shpërthyese’ e NFT është ‘niveluar’, me një rënie të transaksioneve që nga shkurti. Numri i kuletave aktive në tregun e NFT gjithashtu ka rënë 88% në rreth 14,000, nga 119,000 në nëntor.