-ads3-

Aktori dhe shkrimtari nga Kosova, Çun Lajqi, është përcaktuar që fatin e librave të tij ta merr në duart e veta dhe t’ia ofrojë lexuesve në gjithë trevat shqiptare.

Dy titujt e ri, të botuar së voni, vendosi t’i prezantojë edhe në Gostivar.

Bëhet fjalë për librin me tregime “Troshat” dhe përmbledhjen më të re me poezi “Ofshamë malli”, që të dy të botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica”.

Si zakonisht, pjesë përbërëse e kësaj forme të promovimit të librave të tij ishte edhe sharkia, një nga instrumentet të cilin Lajqi e luan me shpirt e zemër.

Si zakonisht, lexuesit janë gjithënjë e më të paktë, por ata që qëllonin të ndalen dhe të blenin librat e rinj, shoqëroheshin edhe me bujarinë dhe bisedat e përzemërta dhe rrëfimet plot ndodhi nga jeta e gjatë artistike e aktorit dhe poetit Çun Lajqi.