-ads3-

Gjyqtari rumun, Istvan Kovacs do të drejtojë finalen e Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Ndeshja do të luhet në Arena Kombetare në Tiranë, Shqipëri, të mërkurën më 25 maj.

UEFA njoftoi se Kovacs do të drejtojë finalen e tij të parë të madhe evropiane, pasi ka qenë një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010.

37-vjeçari ishte në krye të 10 ndeshjeve të UEFA-s këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Real Madrid.

Ai do të asistohet për finalen e Ligës së Konferencës nga Vasile Florin Marinescu, Mihai Ovidiu Artene dhe zyrtari i katërt Sandro Schärer nga Zvicra.

VAR është gjermani Marco Fritz, me Christian Dingert dhe Bastian Dankert në mbështetje.

Ndërkohë, francezi Clement Turpin është caktuar në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.