Arifi: Nga nesër nis rekonstruimi i rrugës regjionale në mes fshatrave Orizare dhe Likovë


Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi në një njoftim në facebook ka bërë të ditur që nga nesër do nisin punimin për rekonstruimin e rrugës regjionale mes fshatrave Orizare dhe Likovë.

Komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjensionin për rrugë shtetërore informoI se prej nesër nga ora 08.00 deri ora 17.00 do të behet rekonstruimi-asfaltimi i rrugës regjionale në mes fshatrave Orizare dhe Likovë ku dhe rruga do të jetë e bllokuar për arsye të asfaltimit të rrugës.

Nga njoftojmë Komuna e Likovës rekomandojnë që të shfrytëzohet rruga nga f.Likovë në drejtim të f.Nikushtak dhe Kumanovë.