Zëvendësministri i Arsimit Aliu vizitoi Teuta Llallën: Po bëhet trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës

Zëvendësministëri i Arsimit dhe Shkencës në RMV, Lulzim Aliu ka zhvilluar takim me me drejtoreshën e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë Teuta Llalla, shkruan TetovaSot.
Aliu ka shkruar se pas publikimit të lajmeve rreth presinoneve dhe shantazheve nga ana e përfaqësuesve të Komunës së Tetovës ndaj drejtoreshës LLalla, ka parë të arsyeshme këtë vizitë për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Bëhet trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës me qëllimin që në vend të saj të vendosin ndonjë person partiak nga radhët e partisë së kryetarit të komunës, deklaroi Aliu.
“Sot në hapësirat e shkollës së mesme “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë realizova takim me drejtoreshën e shkollës, z-nj. Teuta Llalla.
Pas publikimit në media se ndaj saj është bërë presion dhe shantazh nga ana e përfaqësues të Komunës së Tetovës me pretekstin për të dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të shkollës e pash të arsyeshme për ta vizituar dhe për të kuptuar nga ajo se çfarë po ndodh. Shkolla e mesme “Kirill Pejçinoviq” njihet si një ndër shkollat e Tetovës e cila ka cilësi dhe nxjerrë nxënës të përgatitur pas mbarimit të shkollimit të mesëm. Kjo siç duket nuk është edhe qëllimi i komunës, por është partizimi dhe politizimi i saj. Prandaj edhe bëjnë trysni dhe shantazh ndaj drejtoreshës me qëllimin që në vend të saj të vendosin ndonjë person partiak nga radhët e partisë së kryetarit të komunës. Kjo u vërejte edhe nga ajo se sot në hapësirat e shkollës gjendej edhe revizioni komunal i dërguar nga komuna me pretekst për të gjetur ndonjë shkelje. Gjithashtu nga ana e drejtoreshës u njoftova edhe për neglizhencën edhe anashkalimin që i bëhet asaj nga institucioni i komunës. Duke harruar se me një veprim të tillë nuk dëmtohet drejtoresha, por nxënësit e asaj shkolle dhe procesi arsimor në përgjithësi. Në vend që të mbështesin procesin arsimor, ashtu siç edhe e kanë për detyrë, ata po e pengojnë me qëllimin e partizimit të institucionit arsimor.
Ministria e arsimit është e interesuar që në atë shkollë procesi arsimor të zhvillohet në formë të rregullt dhe të përmbushen programet mësimore, si dhe nxënësit të arrijnë suksese sa më të mëdha, duke mos u bërë pre e qëllimeve të politikës ditore dhe klanore” shkori përmes profilit të tij në Facebook Lulzim Aliu.