Ukrainasit përdorin çdo mënyrë për të mposhtur rusët, banorët helmojnë armiqtë me byrek. 2 vdesin, 28 të tjerë shtrohen në spital

Dy ushtarë rusë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë shtruar në spital pasi banorët vendas në rajonin e Kharkiv, u kanë dhënë byrekë të mbushur me helm. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se qytetarët ukrainas janë duke i rezistuar pushtuesit me të gjitha mjetet e disponoheshe dhe pretenduan se trupat e prekura ishin nga Divizioni i 3-të i Pushkës i Motorizuar i Rusisë.
Ministria tha gjithashtu se 500 trupa të tjerë ruse janë shtruar në spital me helmim të rëndë, të shkaktuar nga alkooli ose gjëra të tjera të panjohura.