Thaçi: Regjistrimi dëshmoi se shqiptarët janë këtu popull i madh dhe shtetformues, por është edhe shtet-shkatërrues

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaço, i ftuar në emisionin Click Plus ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë ka dëshmuar se shqiptarët janë këtu popull i madh dhe shtetformues, por është edhe shtet-shkatërrues, transmeton TetovaSot.
“Maqedonasit në shumicë absolute kanë mohuar të drejtën e shqiptarëve për të qenë shtetformues në këtë shtet, dhe përherë është përmend numri 15, 20, 25 % e kështu me radhë. Unë mendoj se palëvizshmëria e këtij 25% këtë temë e mbyll njëherë e përgjithmonë mirë. Shqiptarët janë 25, 28, 29 %, kjo më tërësisht është e parëndësishme për shkak se u vërtetua edhe pas 20 viteve se shqiptarët janë këtu popull shum i madh, shtetformues. Ky është një term i vjetër ndoshta i komunizmit po për t’a bërë pak më demokratik apo më aktual është edhe popull shtet-shkatërrues”, ka deklaruar Thaçi.