Partitë shqiptare përfundimisht duhet të mblidhen bashkë dhe të iniciojnë ndryshime kushtetuese, kjo me qëllim që të hiqet 20% në Kushtetutë.
Kështu vlerëson lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21.
Por kur u pyet se pse nuk po e bënë këtë PDSh, pasi është në pushtet, ai tha:
“Fatkeqësisht jam më i vogli dhe unë tani duhet të duroj kur thonë se janë më pak shqiptarë. Por ju këtë e keni pritur vëlla, votonit për BDI-në që 20 vjet. Që 20 vjet jeni marrë ta sakatoni PDSH-në, ta dëmtoni PDSH-në”, tha Thaçi.