-ads3-

Sot (03.04.2022) në territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar aksioni për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar, me ç’rast janë sanksionuar 153 drejtues mjetesh. Prej tyre 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se maksimumi i lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 86 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar dhe 67 jasht zonës së banuar. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa SPB Tetovë apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, gjë që do të kontribuojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë për siguri më të madhe në komunikacion në zonën e gjerë Tetovë-Gostivar.