E kapur nga ukrainasit: Kush është snajperistja serbe krah rusëve?

Ushtria ukrainase deklaron se ka kapur Danijela Lazoviç – Bagira, një grua serbe e cila ka luftuar në anën e rusëve në Ukrainë që nga viti 2014. Thuhet se ka të paktën 40 “shënjestra të realizuara” në snajper, nga të cilët një numër i mirë janë civilë.

Thuhet se kjo snajpere serbe, e cila mori emrin e luftës sipas personazhit të Panterës së Zezë nga filmi “Libri i xhunglës”, u kap nga forcat ukrainase pasi u plagos.

E plagosur dhe pa mundësi shpëtimi, bashkëluftëtarët e lanë në fushëbetejë. “Më lanë! Ata panë që unë isha i plagosur, patën mundësinë të më nxirrnin jashtë dhe thjesht por u zhdukën, duke menduar se do të vdisja”, u tha ajo pjesëtarëve të forcave ukrainase. Sipas njërit prej tyre, asaj i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është duke u trajtuar.

Mediat ukrainase publikuan edhe librezën e saj ushtarake të konfiskuar me vulën “Republika Popullore e Donetskut”.

Është e qartë: ajo ka vrarë me emrin e rremë Irina Starikova. Identiteti i saj i vërtetë fshihet në dokument nga informacioni dukshëm i falsifikuar se ajo ka lindur në Donetsk në vitin 1981.

Lajmi është konfirmuar edhe nga shërbimi informativ i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Para luftës, Bagira ishte një hendbolliste, një murgeshë dhe një shpërndarëse e dënuar droge – shumë profile në një figurë jashtëzakonisht djallëzore. Ajo ka qenë prej vitesh një nga vullnetaret e huaja më të famshme në radhët e separatistëve pro-rusë në Donbas dhe shërbimet sekrete ukrainase e kanë publikuar disa herë emrin e saj.

Ajo u shfaq gjithashtu në intervista propagandistike në portalet ruse nën kontrollin e oligarkut Yevgeny Prigogine i njohur ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”, i cili me të drejtë konsiderohet krijuesi i ushtrisë famëkeqe mercenare ruse Wagner dhe drejtor i pjesës më të madhe t ë parainteligjencës dhe operacioneve kriminale të Kremlinit jashtë vendit.

Lazoviç ka lindur në Gornji Milanovac, ku ende jetojnë prindërit dhe motra e saj.

Në vitin 2014, ajo shkoi në Ukrainën lindore si pjesë e regjimentit serb Hussar, një njësi paraushtarake në radhët e së cilës vepronin shumë luftëtarë nga luftërat e Serbisë së Madhe të viteve 1990.