Ziadin Sela behet”pishman”, i pasigurt nëse do rikandidojë për mandatin e tretë!

Duke  i u  referuar emisionit të mbrëmshëm në Win-Win në televizionin Telma, Ziadin Selës iu rikthie dilemës rreth rikandidimit në krye të Aleancës për Shqiptarët.

Ai mbrëmë në këtë emision deklaroi se nuk e ka ndërmend të jetë kryetar i përjetshëm i kësaj partie dhe se me statut atij i kufizohet mandati në 8 vjet. Andaj, pasi që Ziadin Sela është kryetar që nga viti 2015, ai sipas stautit nuk ka të drejtë të rikandidoj.
Gjithsesi, z. Sela dhe mbështetësit e tij, të cilët zakonisht janë funksionar nga zonat humbëse të zgjedhjeve lokale mbështeten në ribrendimin e partisë, pasi që me ribrendimin nga Lëvizja për reforma – PDSH, nuk është bërë riregjistrim i partisë, por vetëm ribrendim, andaj kufizimi i mandatit sipas statutit është valid për z. Sela.

 

Ai e di këtë, prandaj në emisionin e mbrëmshëm u vërejt pasiguria e tij sa i përket rikandidimit antistatutar, edhe pse shkelja e statutit nuk është i panjohur për të duke marrë parasysh ndërhyrjen e tij antistaturare në kandidimin e kandidatëve për kryetar komune./fol.mk