Vdes në spital vogëlushi Rayan, i cili mbeti i bllokuar 5 ditë në pusin 30 metra të thellë (VIDEO)

Pallati mbretëror maroken tha të shtunën se një djalë 5-vjeçar, i cili ishte bllokuar në një pus të thellë për katër ditë, ka vdekur, transmeton TetovaSot.

Mbreti maroken Mohammed VI shprehu ngushëllimet e tij për prindërit e djalit në një deklaratë të lëshuar nga pallati.

Djali, Rayan, u nxjerrë i gjallë sot në mbrëmje nga ekipet e shpëtimit pas një operacioni të gjatë që tërhoqi vëmendjen globale.

Punëtorët me gërmues mekanikë janë përpjekur gjatë gjithë kohës për të shpëtuar pesëvjeçarin Rayan.

Sipas mediave atje, një ekzaminim paraprak mjekësor i fëmijës tregon dëmtime në tru dhe mushkëri, si dhe fraktura të shumta në qafë dhe shtyllë./TS