-ads3-

Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gostivar, Elbash Abazi ka shkarkuar nga puna Sebeat Demirin si prof. magjistre në këtë shkollë duke punësuar në vend të saj një me shkollë të mesme.
Bashkëshorti i Sebeat Demirit, ka reaguar ne portalin TetovaSot duke treguar se drejtori ka shkelur të gjitha ligjet per shkarkim duke punësuar njeri të pakualifikuar për mësimdhënës. Ai thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të fituar drejtësinë dhe rikthimin në këtë shkollë.

“Sot drejtori i shkollës së Mjekësisë në Qytetin e Gostivarit shkarkon nga detyra Prof.Magjistër dhe në vend të saj punëson person me diplomë të shkollës së mesme.
Ndodh që profesoreshj në fjalë të jetë vet mbesa e Besir-Rokit nga fshati Debresh i Gostivarit.
Familja në fjalë nesër do të bëje aktakuzë” thotë për TetovaSot, bashkëshorti i Sebeat Demirit.

Nga drejtori i Shkollës së Mejkësisë në Gostivar nuk kemi informacion se cila është arsyeja e shkarkimit të Sebat Demirit duke punësuar një person pa titull adekuat.

Edhe nga komuna e Gostivarit gjegjësisht sektoti për arsim nuk kemi arritur të mësojmë nëse janë të njoftuar me rastin dhe a pritet që të reagojnë për një skandal të tillë./TS/