-ads3-

Inspektorët për komunikacion rrugor në Qytetin e Shkupit javën e kaluar kanë shqiptuar gjoba për pesë transportues ilegalë për shkak të mosrespektimit të ligjeve dhe rregullave për transport të udhëtarëve.

“Inspektorët për komunikacion rrugor në Qytetin e Shkupit vazhdimisht po bëjnë kontrolle të rregullta me qëllim të çrrënjosjes së transportuesve ilegalë në rajonin e qytetit të Shkupit. Gjatë javës së kaluar janë kontrolluar 5 transportues dhe janë shqiptuar pesë gjoba për transportues ilegalë të cilët qarkullonin dhe kryenin transport të udhëtarëve, pa i respektuar ligjet dhe rregullat për transport të udhëtarëve”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.