Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një urim për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, Rama uron gjithë shqiptarët.
“Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar, transmeton Klankosova.tv.