Një peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar, ka filluar gjatë ditës, njofton indeks.mk

Në përshkrim thuhet se drejtori i kësaj shkolle ka gabuar me veprimin e tij kundër Ëmblës së vogël dhe për këtë duhet të shkarkohet nga detyra.

Gabimin eudhëheqësisë së shkollës dhe cenimin e të drejtës për mësim e ka konstatuar edhe Komiteti i Helsinkit, thuhet në peticion, ku kanë filluar nënshkrimet për shkarkimin e drejtorit.

Për largimin nga detyra të drejtorit në fjalë ka folur edhe ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili dje deklaroi se Ministria e Arsimit është duke punuar në mbledhjen dhe analizën e dokumenteve ekzistuese për të ndërmarrë veprim e nevojshëm.

Komisioni për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi ka hapur lëndë për rastin “Ëmbla”. Se drejtori ka gabuar e ka konstatuar edhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari.