-ads3-

Një luftanije ruse ka detyruar një nëndetëse amerikane të largohet nga ujërat territoriale të Federatës Ruse në rajonin e Ishujve Kuril, ku flota e Paqësorit të Marinës ruse po kryen stërvitje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas deklaratës, ushtria ruse paralajmëroi ekuipazhin e nëndetëses amerikane se ishte në ujërat territoriale ruse dhe kërkoi që ajo të dilte, gjë që ushtria amerikane e injoroi.

“Në përputhje me udhëzimet për mbrojtjen e kufirit shtetëror të Federatës Ruse në mjedisin nënujor, ekuipazhi i fregatës së Flotës së Paqësorit ‘Marshal Shaposhnikov’ përdori mjetet e duhura”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se nëndetësja amerikane, me ndihmën e një simulatori vetëlëvizës, dyfishoi objektivin në radar dhe mjetet akustike të kontrollit dhe u largua me shpejtësi maksimale nga ujërat territoriale të Rusisë.

Ndodh ky incident nën një atmosferë të rënduar tensioni, ku amerikanët kanë paralajmëruar Rusinë që mos guxojë të sulmojë Ukrainën.

Megjithatë, ky është versioni rus ndërsa nuk ka një version amerikan. /tesheshi.com/