Momenti kur valët e detit thyejnë xhamat e tragetit në Gjermani si pasojë e një stuhie (VIDEO)

Kamerat kanë kapur një momenti të rëndë kur një valë deti e shkaktuar nga stuhia Dudley, u përplas në një dritare trageti, duke depërtuar me shtypje të madhe brenda.

Pamjet tronditëse të kapura në një traget në Hamburg të Gjermanisë, tregojnë pasagjerët duke u përplasur nga rrotullimet gjigante të oqeanit, derisa stuhia Dudley ka goditur këtë pjesë të Gjermanisë.

Në një moment, një valë masive përplas dritaret e përparme të varkës, duke goditur një pasagjer dhe duke përmbytur të gjithë kabinën.

Britma të shumta u dëgjuan ndërkohë që pasagjerët përpiqeshin të evakuonin kabinën.

Kjo vjen pasi stuhia Ylenia përfshiu pjesën më të madhe të Gjermanisë veriore mëngjesin e së enjtes, me erëra që arrinin shpejtësinë 154 km/h, sipas lajmeve të DW.

Autoritetet kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të qëndrojnë larg ndërtesave, skelave dhe linjave të energjisë.