Mehmedoviq: Nuk bëhet fjalë për manipulim të shifrave, por për mënyrën në të cilën interpretohen në opinion

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zllate Mehmedoviq në profilin e tij në Fejsbuk sot sqaroi se fjala manipulim të cilën e ka thënë në mëngjes në intervistë në “brifingun e mëngjesit”, gabimisht është interpretuar. Siç potencoi ai, nuk bëhet fjalë për mbulim të shifrave, por për mënyrën në të cilën interpretohen shifrat në opinion.

“Duke qenë mysafir në brifingun e sotëm të mëngjesit në pyetjen për vdekshmërinë e lartë në vendin tonë nga kovid u përgjigja: “Ka statistika të cilat janë udhëhequr nga Komisioni paraprak për Sëmundje Infektive të cilat seriozisht do t’i shqyrtojmë, sepse po të kishte manipulim me shifrat, por shifrat absolute tregojnë në atë se jemi në vendin e 6 apo të 7 për vdekshmëri”. Do të dëshiroja të sqaroj, para se gjithash për shkak të interesimit të madh të gazetarëve se çka do të thotë saktë “manipulim” me shifrat. Nuk bëhet fjalë për manipulim të shifrave nga ana e Komisionit paraprak për Sëmundje Infektive, por për mënyrën në të cilën interpretohen shifrat në opinion”, shënoi Mehmedoviq.

Ai potencoi se Komisioni për Sëmundje Infektive ka mbajtur evidencë të saktë sipas rekomandimeve të OBSH-së për vdekshmërinë dhe nuk bëhet fjalë për manipulime të atyre shifrave, por për manipulime dhe dezinformata në opinion lidhur me vdekshmërinë për të cilën arsyeja bazë është kovid-19.