Kasami takohet me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Véronique Hulmann

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot në ambientet e Komunës së Tetovës realizoi takim me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Véronique Hulmann informon Tetovasot.

Në takim diskutua rreth bashkëpunimit në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë në lidhje me infrastrukturën e komunës, për të cilën ambasadorja shprehu gatishmëri që të ndihmojë me përvojat zvicerane në implementimin e tyre edhe në komunën tonë.
Gjithashtu në takim u diskutua në lidhje me Projektin për rregullimin e përroit në fshatin Shipkovicë dhe me rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Poroj dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të integruar për vërshimet dhe rrjedhjet e sedimenteve.

“Ambasadorja e Zvicrës Marti elaboroi projektet e mbështetura nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe aktivitetet e parapara në drejtim të bashkëpunimit me ç’rast u shpreha se unë dhe Komuna e Tetovës mbështesim tërësisht këto përpjekje dhe u falënderova qeverisë zvicerane për gjithë ndihmën e dhënë në vazhdimësi për vendin tonë”deklaroi Kasami.Tetovasot