Akademiku dhe ish-deputeti Izet Zeqiri ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku tha se tetovarët nuk paguajnë taksa, transmeton TetovaSot.
“Nuk pajtohem me konstatimet se Tetovarët nuk paguajnë tatime dhe se Tetova realizon të hyra tatimore më pak në krahasim me komunat tjera. Duhet të punohet më shumë në realizimin e tatimeve që kjo përqidje e realizimit të rritet për të aritur mesataren e vendit. Por komuna e Tetovës në planifikimin dhe realizimin e të hyrave tatimore është më e mirë se disa komuna të Shkupit, si ajo e Karposhit e cila realizon 35.76% dhe se komuna e Aerodromit me 50.51% të të hyrave” ka shkruar Zeqiri./TS