Arifi: Ne nuk mund të jemi fajtorë vetëm pse don Bilall Kasami

Ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin në emisionin Click Plus I është përgjigjur kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami duke thënë se Kasami mbrëm I turpëroi qytetarët e tetovës me paraqitjen e tij.

Arifi tha se Kasami ngriti zërin dhe ashpërsoi tonet dhe foli shumë gjatë sepse sipas saj në momentin kur ska punë ka fjalë.

“Përfaqësimi I tij Ishte I turpshëm, ngriti zërin, foli shum për shkak se kishte mungesë të fakteve dhe mungesë të punës. Ata që akuzojnë dhe merren me njerëz e jo punë tregojnë se etiketimi është forma më e mirë. Nuk mund të jemi fajtorë vetëm se pse don Kasami”, tha Arifi.

Ajo tha se Kasami ka tre arritje, heqjen e shtigjeve të bicikletave, ndaljen e transportit public dhe ngritjen e çmimit të parkingjeve.