39 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit nga realizimi i 4.986 testimeve, janë regjistruar 1.493 raste të reja me Kovid-19.

Nga rastet e reja, 191 pacientë janë infektuar për të dytën herë dhe një për të tretën herë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 2.652 të shëruar dhe 31 viktima.

Në mënyrë shtesë, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 8 viktima.

Raste aktive në vend janë 12.764.