Ministria e Shëndetësisë njofton se për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2.790 testime për Kovid-19 ku janë regjistruar 690 raste të reja pozitive.
Nga rastet e reja, 94 janë riinfektime kurse 490 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Janë shëruar 676 pacientë kurse betejën me virusin e kanë humbur 18 persona.
Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima të tjera.