18 viktima dhe 905 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 905 raste të reja me COVID-19, 1.565 janë shëruar, 10 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 291.820, të shëruarve 274.808, të vdekurve 8.869, ndërkaq për momentin ka 8.143 raste aktive.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 persona të vdekur: nga 3 nga Shkupi (70, 77 dhe 97v) dhe Prilepi (61, 72 dhe 77v) dhe nga 1 nga Velesi (75v), Ohri (88v), Kavadari (58v) dhe Krusheva (63v)”, informojnë nga MSH.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, plotësisht janë paraqitur edhe 8 persona tjerë të vdekur në periudhë prej 07.02 deri 15.02.2022: Shkup 2, Prilep 1, Ohër 1, Manastir 1, Kumanovë 1, Makedonski Brod 1 dhe Negotinë 1. Të vdekurit anë qenë në moshë prej 54 deri në 86-vjeç.