Zyrtarët policorë të SPB Tetovë shpëtuan nëntë persona të cilët kishin humbur orientimin në Kodrën e Diellit
Sot (9 janar) në ora 10:30, dy qytetarë të tetovës të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë kanë raportuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e Diellit, afër skiliftit të ri GE, ku janë ngjitur për skijim kanë humbë dhe më pas nuk kanë mundë të orientohen saktësisht se ku gjenden. Menjëherë zyrtarët policorë të Policisë në Kodrën e Diellit dhe ekipet e “Elem Tours” kanë ndërmarrë masat përkatëse për gjetjen e tyre dhe kanë gjetur dy qytetarët e Tetovës, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova fqinje të cilët po ashtu kishin humbur në atë zonë. Nëntë personat e moshës 15 deri në 45 vjeç janë kthyer shëndoshë e mirë rreth orës 12:30.