Mbi 1200 zjarrfikës vitin e kaluar ka pasur territori i Shkupit, që është përafërsisht njëjtë si në vitin 2020. Megjithatë viti 2021 do të mbahet mend me ndërhyrjet rekorde të zjarrfikësve të Shkupit ku më 5 gusht janë regjistruar 22 ndërhyrje në ditë.
Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Bashkinë e Shkupit theksojnë se gjatë vitit ndërhyrjet kanë qenë mesatarisht, por vetëm për dy muaj nga 15 qershori deri më 15 gusht kanë pasur 333 ndërhyrje,
“Sipas statistikave që i shohim, e mbajmë mesataren. Këtë vit nga 15.06 deri më 15.09 kemi pasur 333 ndërhyrje në territor të Shkupit dhe kur do ta shtoni edhe ndihmën që e dhamë në Staro Nagoriçane, Koçani, Pehçevë, Dellçevë, Kriva Pallanka dhe Tetovë, atëherë mund të them se këtë kapacitet që e kemi dhe me problemet me të cilat ballafaqohemi, përfundojmë vitin si të suksesshëm”, tha komandanti i Njësisë, Vlladimir Simonovski.
Krahas zjarrit, zjarrfikësit e Shkupit kanë ndërhyrë edhe në 150 aksidente dhe po ashtu kanë shpëtuar edhe persona të bllokuar në ashensor dhe kanë shpëtuar kafshë shtëpiake.