Ziadin Sela apo Arben Taravari, kush do t’i prijë Aleancës?

Pas fiaskos në Zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe çdo ditë e më shumë po kërkohet përgjegjësi nga kreu i partisë Zijadin Sela dhe sekretari i saj gjeneral Arben Taravari, i cili është dorëhequr para pak javëve gojarisht, por a do të mbajë fjalën dhe të tërhiqet nga politika apo do të vijë në krye të kësaj partie, ende nuk dihet.

Se kush do të prijë me Aleancën për shqiptarët Sela apo Taravari mbetet të shihet pas zhvillimeve të fundit në këtë parti se cili do të merr përkrahjen edhe për një mandat, Sela i cili tash e shumë vite e çon partinë në humbje apo do të tërhiqet ose do ti lë vendin Taravarit i cili poashtu si tandem i Selës ishte bashkë me të në krye të partisë që e çuan në humbje?