Në fillim të këtij viti, përkatësisht gjatë këtij muaji, në rajonin e gjerë të Tetovës janë regjistruar 9 aksidente trafiku, në të cilat kanë marrë pjesë drejtpërdrejt këmbësorët. Në këto aksidente 6 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe 7 lëndime trupore. Vitin e kaluar, në këto lloje të aksidenteve, në këtë zonë kanë humbur jetën 3 persona, 9 kanë përfunduar me lëndime të rënda, ndërsa 53 persona janë konstatuar me lëndime trupore. Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës edhe një herë apelon te vozitësit që rregullisht të zvogëlojnë shpejtësinë para shkollave, institucioneve publike dhe vendkalimeve për këmbësorë dhe detyrimisht t’u japin përparësi, përkatësisht këmbësorëve, shkruan KOHA. Në të kundërtën, kryejnë kundërvajtje në komunikacion, për të cilën do të përgatitet parashtresa përkatëse dhe për të cilën do të gjobiten prej 250 euro në kundërvlerë denarë. Këmbësorët këshillohen të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes, sidomos në rrugë dhe rrugica që nuk kanë trotuare të asfaltuara, të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë dhe të respektojnë plotësisht shenjat. Mosrespektimi i këtyre këshillave dhe rekomandimeve pa përjashtim do të sanksionohet me parashtresa adekuate dhe gjobë prej 20 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga lloji dhe natyra e kundërvajtjes së kryer, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë