Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka vizituar foshnjën e parë që lindi në vitin 2022 në komunën e Çairit.
Foshnja është një djalë, me 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.
“Sot qëndrova në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituam të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska. Me këtë rast foshnjës së parë të lindur si Komunë e Çairit i dhuruam edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve. Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë”, ka njoftuar Ganiu.
Ndërkaq, nga mesnata deri në ora 12:00 në Gjinekologjinë e Çairit kanë lindur 6 foshnje.