Pas tre muajve të plota, nga ditët e para të tetorit, në Dibër është regjistruar rast vdekjeje si pasojë e Kovid-19.
“Bëhet fjalë për një pacient të moshuar, banor i qytetit i cili është hospitalizuar në kovid- qendrën në spitalin tonë. Për momentin në trajtim spitalor kemi një pacient te i cili me test të shpejtë nuk është treguar se është i infektuar, por është me saturim të ulët. Presim rezultat nga analiza shtesë”, deklaroi për MIA-n, Baki Alili, drejtor i Spitalit të përgjithshëm më aktivitet të zgjeruar.
Gjatë dy muajve të kaluara, gjendja epidemiologjike mund të vlerësohet si stabile, pasi në nëntor si dhe dhjetor ka pasur nga dy të infektuar.
Nga fillimi i pandemisë, sipas statistikës zyrtare numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 1.458, ndërsa kanë vdekur mbi tetëdhjetë. Autoritetet druajnë se pas festave të fundvitit e mundur është rritje e numrit të të infektuarve.