UT telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Rafi Halili

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të njohur të kauzës sonë kombëtare, Rafi Halilit.
Simboli i rezistencës shqiptare Rafi Halili, që në rini të hershme u angazhua fuqishëm për të drejtat tona, si në arsim, kulturë dhe lëmi të tjera. Emri i tij personifikon frymëzuesin më emblematik të atdhetarit që me burrëri, vepër dhe sakrificë e flakën njëherë e përgjithmonë robërinë e huaj, për të vendosur themelet e historisë sonë më të re.

Rafi Halili do të kujtohet përgjithmonë si atdhetar i papërkulur, veprimtar i palodhur për parandalimin e tendencave diskriminuese nga regjimi i diktaturës komuniste jugosllave, ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe më gjerë.

Në emër të Universitetit të Tetovës i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe mbarë opinionit.

I paharruar qoftë kujtimi i Tij.

REKTORI,
Prof. Dr. Reshat Qahili